Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe të shtunën është takuar me drejtorët e qendrave-kovid.
Filipçe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë duke theksuar se gjendja në spitale është tejet serioze, por që falë tyre qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme, përcjell Insajderi.
“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19.
Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar Filipçe në Facebook./Insajderi.com