Rënie e temperaturave sot në Kosovë, ky është parashikimi i motit

Rënie e temperaturave sot në Kosovë, ky është parashikimi i motit

Moti do të pësojë ndryshime pothuajse në gjithë parametrat meteorologjik nga dita e sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimin, ekziston mundësia që në disa vende të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e forte.

Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta duke krijuar një mot me stuhi. /Insajderi.com