Reperi kosovar i shpëton burgut

Reperi kosovar i shpëton burgut

Reperi kosovar i njohur me emrin Cozman, është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen e një sasie prej 18 gramësh kanabis sativa, që iu gjet më 4 korrik 2015 në Shqipëri.

Fillimisht ai u dënua me  5 vjet heqje lirie, por Cozman përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3­vjeçare, njoftojnë mediat në Shqipëri

Po ashtu, në zbatim të vendimit gjyqësor, ai nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë gjykimit, reperi Ylber Abdullahu ose Cozman është shprehur i penduar për veprën penale të kryer dhe tha që nuk do ta përsëriste më./Insajderi.com