Ky sistem konsiderohet si një sfidë jo vetëm për Quantix por edhe vetë Betimin i cili thotë se aplikimi i saj nuk është aq i zakonshëm në botë e aq më pak në vendin tonë.
Gjuha Shqipe është e panjohur sot për kompjuterët për një arsye fare të thjeshtë, sepse nuk arrijnë dot ta përkthejnë të folurën shqipe në tekst.
Vitet e fundit zhvillimi i rrufeshëm i teknologjive moderne në përgjithësi dhe ardhja e smartfonëve në veçanti kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi ndërveprojmë me pajisjet, nga kompjuterët tek smartfonët.
Asistentët dixhitale si Alexa, Cortana apo Siri janë një shembull i një ndryshimi rrënjësor që do të pësojë ndërveprimi mes njeriut dhe makinerive.
Të motivuar nga dëshira për të bërë diçka për gjuhën Shqipe dhe ngaqë një teknologji e tillë nuk është zbatuar ende për gjuhën tonë, Betim Drenica dhe ekipi i tij në kompaninë që udhëheq Quantix kanë zhvilluar Albanian Speech to Text që kthen gjuhën e folur në tekst të shkruar.
Me Inteligjencën Artificiale, konkretisht Machine Learning, ekipi i ofron sistemit të ASTT përmbajtjet të folur dhe të shkruar duke i mësuar gjuhën Shqipe sikur ti mësohej një fëmije nga e para.
“Ne mbledhim tekst të cilat janë të lexuara nga dy gjini dhe mosha të ndryshme dhe atë përmbajtje ja shërbejmë kompjuterëve,” shpjegon Betimi.
Duke i lexuar ose dëgjuar kompjuteri disa herë përmbajtjet, ai mësohet dalëngadalë përmes një procesi shumë kompleks dhe teknik dhe në të ardhmen të arrijë ti njohë automatikisht.
Betimi tha se investimet aktualisht në drejtim të dixhitalizimit të gjuhës Shqipe janë të pakta. Për zhvillimin e ASTT Quantix dhe Betimi janë mbështetur fort tek një rrjet kontribuesish të cilët lexojnë për ASTT tekst që vetë Quantix ua kërkon.
Përmbajtja më pas shkon tek Quantix dhe përdoret për të trajnuar sistemet.
ASTT ka një fushë të gjerë zbatimi që nga qëllimet edukative si përshembull për ti mësuar dikujt gjuhën Shqipe, deri tek institucionet ligjzbatuese si gjykatat.
Aktualisht në seancat gjyqësore dikush shkruan atë që flitet aty. Imagjinoni një skenar tjetër ku në atë seancë është një pajisje e cila kryen këtë punë duke marrë gjuhën e folur e shndërruar atë në gjuhë të shkruar madje duke njohur se kush është duke folur.
Betimi thotë se besojmë që kemi arritur një njohje prej 85% të gjuhës Shqipe dhe synojnë të arrijnë në 90% deri në fund të vitit përmes ASTT. Një bisedë e zakonshme mund të kapet me lehtësi nga sistemi ASTT.
Pas përfundimit të gjuhës standarde, ASTT do të vijojë të adoptojë edhe dialektet, fillimisht atë Gegë, dhe më pas gjuhët krahinore.
Ky sistem konsiderohet si një sfidë jo vetëm për Quantix por edhe vetë Betimin i cili thotë se aplikimi i saj nuk është aq i zakonshëm në botë e aq më pak në vendin tonë.
Betimi arriti finalen e edicionit të VIII të ICT Awards me projektin Albanian Speech To Text si dhe ka qenë fitues në edicioni e I të kësaj gare.