Republika e Irlandës zgjedh për kryeministër një homoseksual

Republika e Irlandës zgjedh për kryeministër një homoseksual

Leo Varadkar është shpallur udhëheqës i partisë në koalicionin qeverisës, Fine Gael, në Republikën e Irlandës.

Varadkar mundi rivalin e tij, ministrin e Strehimit, Simon Coveney duke marrë 60% të votave, raporton BBC News.

Ai do të jetë kryeministri i parë homoseksual i Irlandës, ndërsa që pritet të marrë detyrën nga ish udhëheqësja tashmë e Fine Gael, Enda Kenny, në javët që pasojnë.

Ai do të jetë poashtu kryeministri më i ri që Irlanda ka pasur ndonjëherë. /Insajderi.com