Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës përkundër qëndrimit të partisë së saj për të mos qenë prezent në atë seancë ku do të hidhet në votim Vjosa Osmani si president e Kosovës, njofton Insajderi.
Burime të brendshme te Gazetës Online Insajderi, ka mësuar se Reshitaj ka thënë se ka ardhur koha për ndryshime edhe Brenda partisë së saj.
Sipas saj, nuk duhet të vazhdohet praktika e bojkoteve të tilla, meqë këto nuk janë veprime institucionale.
Prandaj unë do të qëndroj dhe do të votoj kundër, por do ta përmbush detyrën time si deputete, mësohet të ketë thënë në fund Reshitaj./Insajderi.com