Reshitaj kërkon përfshirjen e specializantëve në planifikimin buxhetor

Reshitaj kërkon përfshirjen e specializantëve në planifikimin buxhetor

Kryetarja e Komisonit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, u ka bërë thirrje akterëve politikë, që në buxhetin e vitit 2021 të përfshihen të gjithë specializantët si dhe të sistemohen në paga të rregullta sa më shpejtë, njofton Insajderi.

Reshitaj, e cila njëherit është edhe deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se janë rreth 300 specializantë të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme dhe po ashtu mbi 300 specializantë nga drejtimi i Stomatologjisë, të cilët thotë se janë duke pritur e shpresuar që pas kalimit të buxhetit të kalojnë në paga.

“Thuajse çdo ditë unë jam në kontakt me përfaqësuesit e tyre dhe në emer të pozitës së Kryetarës së Komisionit për Shëndetësi u garantoj përkrahjen maksimale në këtë çështje”.

“Si AAK gjithmonë kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesa të tilla, andaj si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi i ftoj të gjithë akterët politik që këta doktor t’i sistemoj në paga sa më shpejtë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com