Reshitaj kërkon rinumërim të votave

Reshitaj kërkon rinumërim të votave

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Albena Reshitaj, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumërim të votave, gjë që duhet të bëhet për shkak të demokracisë dhe besimit qytetar, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ajo me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë kësaj që po ndodhë.

“Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të kostatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve. Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi”, ka shkruar Reshitaj.

“Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen! Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!”, shtoi ajo. /Insajderi.com