Reshje bore dhe temperatura të ulëta sot edhe në Shqipëri

Reshje bore dhe temperatura të ulëta sot edhe në Shqipëri

Ditët e fundit moti është ftohur ndjeshëm, ku nuk kanë munguar dhe reshjet e dëborës në disa zona të Shqipërisë.

Në ditët në vijim temperaturat pritet të bien ndjeshëm, deri në 7 gradë në bregdet, 6 në vendet e ulëta dhe 0 në vendet malore.

Ndërsa reshjet e dëborës pritet të ketë edhe në zonat deri në 700 m mbi nivelin e detit.

Parashikimi i motit nga IGJEUM:

Reshjet

Sot priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, përveç qarkut Tiranë dhe Dibër, ku priten reshje lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë sesa ky nivel).

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 16 °C

në vendet e ulëta: 6 / 15 °C

në vendet malore: 0 / 8 °C

Era

Era sot pritet të fryjë e lehtë.