Reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme

Reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme

Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune, por me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com