Reshje shiu dhe bore – parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe bore – parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot kryesisht i vranët me shi dhe në vende malore parashihen edhe reshje bore gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s. /Insajderi.com