Reshje shiu e bore, temperaturat për sot

Reshje shiu e bore, temperaturat për sot

Mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore pritet të mbizotërojë mbi vend gjatë së dielës së 10 janarit, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës derisa kanë lajmëruar për parashikimin e motit për ditën e sotme.

Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. /Insajderi.com