
Reshjet e mëdha të borës kanë befasuar sot banorët dhe turistët në Rugovë.
Megjithëse sipas kalendarit, qe më shumë se një muaj ka filluar stina e pranverës, mëngjesi i sotëm në Rugovë nuk ka qenë aspak pranveror, shkruan Insadjeri.
Fluska bore kanë filluar të biejnë që nga orët e hershme të mëngjesit.
Askush nga meteorologët sot nuk ka parashikuar reshje të borës në Kosovë, madje as në zonat malore si Rugova. /Insajderi.com