
Komuna e Drenasit ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës është vështirësuar lëvizja në rrugët e këtij qyteti.
Nga komuna kanë apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes, njofton Insajderi.
Sipas komunës, kompania kontraktuese është duke bërë pastrimin e rrugëve dhe po përkujdeset për gjendjen e tyre.
“Kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe që veturat t’i kenë të pajisura me pajisje dimërore”, thuhet në njoftim./Insajderi.com