
Reshjet e shiut gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Gjatë ditës së sotme magjistralja Ferizaj-Prishtinë është vërshuar nga të reshurat e shiut, njofton Insajderi.
E gjithë kjo ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, të cilat detyrohen që të shfrytëzojnë pjesët anësore të rrugës për të kaluar pjesën e cila është vërshuar.
Në disa fotografi të publikuara së fundi shihet qartë se si është katandisur kjo pjesë e magjistrales, shumë të frekuentuar në vend.
Kjo magjistrale është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe sipas qytetarëve ndërrimi i shpeshtë i qeverisjes, ka bërë që projekti i paraparë për këtë rrugë të shtyhet dhe të mos fillojë asnjëherë./Insajderi.com