Reshjet e shiut, Uran Ismaili – Komunës: Duhet të kërkoni ndihmë nga të gjithë

Reshjet e shiut, Uran Ismaili – Komunës: Duhet të kërkoni ndihmë nga të gjithë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas reshjeve të shiut.

Lagjet e Prishtinë janë mbuluar nga uji, raporton Insajderi.

Për këtë, Ismaili theksoi se “komuna duhet të kërkojë ndihmë nga të gjithë ne”.

Ai ka postuar një fotografi, ku shihet sheshi “Ibrahim Rugova” dhe “Skenderbeu”, mbushur me ujë.

“Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes Komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim. Familjet, bizneset dhe të gjithë ata që janë prekë prej reshjeve duhet me u ndihmu menjëherë dhe nga të gjithë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ndërsa, të dielën, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeit, deklaroi se nuk ka hapësirë për panik, pasi gjendja është nën kontroll.

Pranoi se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme, duke shtuar se janë duke u evidentuar këto dëme si rezultat i motit të keq. /Insajderi.com