![Reshjet po vijnë, IHMK ka një njoftim me rëndësi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/bora1-640x380-1-1506431720-8274221_1544437944-2400684-730x440.jpg)
Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.
Shi pritet të ketë ditën e hënë, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetaret.
Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.