Retë “Mammatus” shfaqen në Brod të Prizrenit

Retë “Mammatus” shfaqen në Brod të Prizrenit

Retë e llojit “Mammatus” janë shfaqur në Brod të komunës se Prizrenit, shkruan Insajderi.com

Kjo u bë e ditur përmes disa fotografive te postuar në Meteo Ballkan.

Çka janë retë Mammatus?

Retë “Mammatus”, janë disa nga formacionet e reve më të pazakonta dhe dalluese me një seri fryrjesh ose qeskash që dalin nga baza e një reje.

Ato janë formacione të reve që mund të shihen në pjesën e sipërme të strukturave të stuhisë, veçanërisht ato më intensive.

Këto janë shumë reshje të vogla që avullohen menjëherë pas daljes nga reja.

Ato mund të shihen para se të mbërrijë stuhia (dhe në këtë rast ato janë të vendosura nën kudhrën e drejtuar – në këtë rast ato gjithashtu mund të zënë një pjesë të madhe të qiellit) ose pas kalimit të stuhisë (nën kuvilën e erës, në rast e stuhive shumë intensive)./Insajdeero.com