Reuters: Familjarë të kryeministrit azilkërkues në BE

Reuters: Familjarë të kryeministrit azilkërkues në BE

Agjencia e njohur Reuters ka bërë një shkrim në të cilën ka treguar gjithë historinë e familjarëve të kryeministrit të Kosovës të cilët kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Reuters shkruan sesi kryeministri pas zbulimit nga Insajderi se vëllai i tij kishte kërkuar azil në dy vende të BE-së, kryeministri ka treguar vet se edhe nipërit e mbesat e tij kanë bërë të njejtën gjë, duke hyrë ilegalisht në Bashkimin Evropian në valën e emigrimit vitin e kaluar.

Reuters shkruan sesi emigrimi i kosovarëve vitin e kaluar ka qenë më i madhi pas luftës në Kosovë 1998-1999.

“Një raport i konfirmuar nga Insajderi ka bërë që kryeministri Mustafa të tregoj se vëllai i tij Ragipi kishte tentuar të hynte në BE”, shkruan Reuters, duke cituar shkrimin e Insajderi.com dhe reagimin e Isa Mustafës në Facebook, lidhur me shkrimin.

Reuters gjithashtu shkruan sesi prej Marsit 2015 në BE kanë kërkuar azil mbi 70 mijë kosovarë.

“Insajderi ka raportuar se vëllai i kryeministrit ka hyrë në BE përmes Hungarisë, përpara se Budapesti t’i mbyllte kufijtë me Serbinë vitin e kaluar. Ragip Mustafa fillimisht ka aplikuar në Francë dhe më pas në Qershor në vitin 2015”, shkruan Reuters.