Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar në lidhje me arrestimin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare t" />

Reuters shkruan për arrestimin e parë nga Gjykata Speciale

Reuters shkruan për arrestimin e parë nga Gjykata Speciale

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar në lidhje me arrestimin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nga Gjykata Speciale.

Artikulli fillon duke treguar se, “Dhoma e Specializuar, një gjykatë e krimeve të luftës me seli në Hagë, tha të enjten se një ish-komandant kryengritës i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte arrestuar nga prokurorët në Kosovë dhe ai po dërgohet në Holandë”.

Më tutje Reuters, jepë detaje se duke treguar se kush ishte Salih Mustafa.

Në këtë artikull tregohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë një sqarim të shkurtër rreth arrestimit, duke mos treguar nëse të arrestuarit i është caktuar avokati.

Po ashtu përmendet edhe një parim juridik, në të cilin thuhet se “çdokush është i pafajshëm dërisa të shpallet akuza e fajësisë”.

Reuters ka raportuar edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me propozim-aktakuzën e qershorit të këtij muaji.

“Prokuroria speciale është e vendosur në Holandë pjesërisht për të ndihmuar në sigurimin e mbrojtjes së dëshmitarëve”, thuhet ndër tjerash. /Insajderi.com