“ZUERST”, ka bërë të ditur se po qarkullon një “Non-paper” i ri i cili përfsh" />

Revista gjermane njofton për një “non-paper” të ri krejt ndryshe – Kosova parashihet të jetë pjesë e Serbisë

Revista gjermane njofton për një “non-paper” të ri krejt ndryshe – Kosova parashihet të jetë pjesë e Serbisë

Revista gjermane “ZUERST”, ka bërë të ditur se po qarkullon një “Non-paper” i ri i cili përfshin gjithsej 16 pika, ndër të cilat Kosova parashihet si pjesë e Serbisë, transmeton Insajderi.

Ndryshe nga të gjitha dokumentet jozyrtare të ashtuquajtura “Non-paper”-s deri tani ku është përshkruar se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, në këtë nonpaper sugjerohet se “të gjithë qytetarët e Kosovës (duke u përmendur 873 mijë shqiptarë të Kosovës) duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë.

Revista gjermane ka thënë se disponon këtë dokument jo-zyrtar që thuhet se nuk shkel asnjë pikë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit të vitit 1999 .

Tutje në këtë “Non-paper” propozohet që zgjedhjet e përbashkëta të mbahen në Kosovë dhe Serbi në prill të vitit të ardhshëm – “në të gjitha nivelet”.

“Guvernatori i zgjedhur i Kosovës duhet ta mbajë gjithashtu detyrën e nënkryetarit të parlamentit serb. Beogradi gjithashtu do të garantonte një status të veçantë për Kosovën për 99 vjet. Lëvizja e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë përsëri, siguria e kufirit për jashtë do të merret nga Serbia dhe Kosova së bashku. Ambasadori i serb në Kombet e Bashkuara në të ardhmen do ta ketë një përfaqësues të qeverisë kosovare në krah të tij”, thuhet nga revista “ZUERST!”, që ka treguar se nuk dihet autori i këtij “non-paperi”.

Ky “non-paper” është krejt ndryshe nga ata të paraqitur më herët në publik. Sipas “non-paperit” për të cilin ka njoftuar “ZUERST!”, Kosova shihet si provincë e Serbisë, por se është në tryezë “një partneritet” mes dy vendeve. /Insajderi.com