Revoltohet Vetëvendosje, i kërkon Albin Kurtit shkarkimin e Shkelzen Gashit

Revoltohet Vetëvendosje, i kërkon Albin Kurtit shkarkimin e Shkelzen Gashit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV’së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.

Edhe kandidati i VV-së për deputet, Xhelal Haliti ia ka kërkuar Kurtit shkarkimin e mënjëhershëm të Shkelzen Gashit.

E ndaj këtyre deklaratave skandalove të këshilltarit të Kurtit kanë reaguar edhe disa përkrahës të Vetëvendosjes, të cilët i kanë kërkuar Albin Kurtit shkarkimin e Shkelzen Gashit.