
Katër muaj pas premtimit të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendit, se do të bëjë revolucion në bujqësi brenda këtyre muajve, Kelmendi është shprehur optimist për një revolucion tjetër.
Kelmendi, ka thënë sot se brenda 2-3 vjetëve, në Kosovë nuk do të ekzistojë asnjë njeri i cili nuk do të punoj dhe nuk i ofrohet mundësia të punësohet.
Kelmendi në Rubikon të KTV-së foli rreth pakos së re fiskale të propozuar nga qeveria e Kosovës. Ai theksoi se kjo do të ndikoj në rriten e prodhimtarisë.
“Nëse i lirojmë këto taksa sektori prodhues do të rrit prodhimtarin për rreth 30% se pastaj do ta shohim se sa do të ndikoj kjo në rritjen e vendeve të punës. Po të ishte që unë të vendosi në aspektin administrativ, unë këtë e kisha sjell në vitin e kaluar po meqenëse janë procedura ligjore, unë nuk mund të shkeli ligjin pasi kërkohet procedurë”, ka thënë Kelemendi.