Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe ish-anëtari i bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Xhavit Rexhaj, tha së këtij bordi i duhen ekspertët ndërkombëtarë për shumë arsye, njofton Insajderi.
Ai në emisionin Kallxo Pernime ka thënë se “ne kosovarët kemi tregu që ne nuk dimë të funksionojmë vetëm dhe jemi grindavecë dhe na mungon komunikimi, kompetenca në një masë të madhe të sigurimit të cilësisë në përputhje me standardet evropiane dhe konsideroj se ne na duhen ekspertët e jashtëm në bord, por jo cilësor dhe jo veç të jetë ndërkombëtar”.
Por, sipas tij Kosova është e gatshme që të jetë pjesë e ekipeve vlerësuese të programeve apo ekspertëve ndërkombëtarë që angazhohen nga Agjencia e Akreditimit.
“Kosova ka nevojë për tre anëtarë ndërkombëtarë të KShC-së por unë kam pak probleme e jashtme me këto ekipet vlerësuese të cilat janë vetëm të huaja dhe gjithmonë kam qenë së paku që të jenë ekipe të përziera dhe mendoj se janë krijuar në Kosovë kapacitetet për vlerësimin e cilësisë”, shtoi Rexhaj./Insajderi.com