Selimi i përgjigjet Demaliajt: Nuk mund të flasin për UÇK-në, ata që kanë shitur certifikata të veteranit

Selimi i përgjigjet Demaliajt: Nuk mund të flasin për UÇK-në, ata që kanë shitur certifikata të veteranit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili tha se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së për shkak se nuk e ka plotësuar aplikacionin për tu bërë veteran.

Në një intervistë për Insajderin, Selimi ka thënë se e respekton mendimin e të tjerëve dhe të kritikëve, por jo të atyre që kanë degjeneruar, pranuar dëshmi të rrejshme dhe që kanë degraduar procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së.

Duke aluduar në Demaliajn, Selimi ka thënë se nuk do të jetë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Ka thënë se i mjafton epiteti i ushtarit të UÇK-së.

“Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit. Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e  verifikimit të veteranëve të UCK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpeshherë duke i këmbyer me kartela partishë. Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UCK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, ka thënë Selimi.

Ndaj Demaliaj së fundmi është ngritur aktakuz ku dyshohet se  si anëtar i komisionit qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve së bashku me anëtarët e tjerë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke u fyer listat.

Po ashtu Demaliaj ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimeve që kishte bërë nga një studio televizive ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:

Insajderi.com | Intervistë me deputetin Rexhep Selimi

Insajderi | Intervistë me deputetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! z.Rexhep Selimi Selimi në këtë intervistë flet për: ◾ Transformimin e FSK-së në Ushtri.◾ Pse u shkëput UÇK-ja nga Ushtria e Kosovës?◾ Pse sipas Rexhep Selimit, PSD është larguar nga opozita?◾ Pse sipas Selimit, PSD nuk e ka asnjë deputet?◾ A ka fryerje të listave në Zonën Operative të Drenicës?Intervista transmetohet #Live në faqën e #insajderi-it në Facebook, nga ora 20:00Intervistoi: Arton RamaJu ftojmë ta ndiqni!

Posted by Insajderi on Friday, 19 October 2018