Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur për Insajderi ka treguar arsyet që e ka shtyrë që mos ta plotësojë aplikacionin për tu bërë veteran i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:
Insajderi.com | Intervistë me deputetin Rexhep Selimi
Insajderi | Intervistë me deputetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! z.Rexhep Selimi Selimi në këtë intervistë flet për: ◾ Transformimin e FSK-së në Ushtri.◾ Pse u shkëput UÇK-ja nga Ushtria e Kosovës?◾ Pse sipas Rexhep Selimit, PSD është larguar nga opozita?◾ Pse sipas Selimit, PSD nuk e ka asnjë deputet?◾ A ka fryerje të listave në Zonën Operative të Drenicës?Intervista transmetohet #Live në faqën e #insajderi-it në Facebook, nga ora 20:00Intervistoi: Arton RamaJu ftojmë ta ndiqni!
Posted by Insajderi on Friday, 19 October 2018
Ai ka thënë se e ka kundërshtuar plotësimin e formularit për veteran, për ta respektuar luftën e UCK-së, e aspak për ta mohuar atë. Madje ai thotë se koha e ka treguar se a ka pasur të drejtë
“Unë jam njëri nga ata që nuk kam pranuar që ta plotësojë aplikacionin për tu bërë veteran i UCK-së. Këtë e kam bërë, jo për ta mohuar, por duke e respektuar të kaluerën time në UCK, e kam bërë këtë. Unë gjithmonë ua kam thënë që Ligji për Veteranë të UCK-së, është me mangësi të mëdha, për të cilin edhe ata sot kanë vërejtje. Ky proces duhet të kthehet në pikën e duhur dhe se ky proces ka nisur gabim. Për këto arsye unë nuk kam pranuar ta plotësojë aplikacionin për veteran. Po e ripërsëris jo për ta mohuar, përkundrazi, për ta respektuar edhe më shumë. Por, sa e kanë respektuar këta që po më japin kritika që unë nuk e kam nënshkruar, u pa gjatë procesit se cfarë ndodhur me këtë proces”, ka thënë Selimi.