Rexhepi: Koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose e “Shqipërisë së Madhe” ka kaluar

Rexhepi: Koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose e “Shqipërisë së Madhe” ka kaluar

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, thotë se koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose e “Shqipërisë së Madhe” ka kaluar, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për “Dnevni Avaz”, ajo tha se të gjitha kombet e Ballkanit duhet të kuptojnë se koha e nacionalizmit dhe mbi të gjitha forca shoviniste e një kombi superior, nuk i ka sjellë askujt aspak të mira.

Ajo ka theksuar se me Bosnjën Hercegovinën janë duke pasë problem pasi autoritetet e atjeshme nuk janë duke e njohur shtetësinë e Kosovës.

“Një nga problemet më të vështira që kemi me Bosnjën është mosnjohja e shtetit të Kosovës si një shtet sovran, madje edhe mosnjohja e dokumenteve tona për të udhëtuar lirshëm”, ka thënë ajo.

“Ne jemi duke e përcjellë situatën politike në Mal të Zi, por edhe në vendet e tjera fqinje. Koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose e “Shqipërisë së Madhe” ka kaluar. Të gjitha kombet e Ballkanit duhet ta kuptojnë se koha e nacionalizmit, dhe mbi të gjitha forca shoviniste e një kombi si superior, nuk i ka sjellë askujt aspak të mira dhe është sjellje e gabuar”.

“Pra, le ta respektojmë njëri-tjetrin, le të respektojmë vlerat e diversitetit. Sigurisht, një e kaluar e vështirë nuk mund të harrohet kurrë, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar të rrisim fëmijët tanë në një frymë tolerance”. /Insajderi.com