Rezistimi i SHBA-së për Gylenin dhe nxitimi i Kosovës për t’i bindur Erdoganit

Rezistimi i SHBA-së për Gylenin dhe nxitimi i Kosovës për t’i bindur Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kishte fajësuar një njeri për tentimin e grusht shtetit ndaj Turqisë në korrik të vitit 2016. Fethullah Gylen ishte fajtori kryesor sipas Erdoganit, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë mbrëmjen e korrikut kur ishte tentuar grusht shteti, Erdogan është zotuar se do të marrin përgjegjësin të gjithë ata që u fshihen pas grusht shtetit.

“Të gjithë ata që tentuan të bëjnë grusht shtetin e befasishëm do të marrin përgjigjen e merituar, pavarësisht çfarë institucioni përfaqësojnë. Tradhtarët do të dënohen keq. Me këtë gjest Zoti na ndihmoi të pastrohemi nga tradhtarët”, kishte thënë Erdogan në fjalimin e tij të parë pas dështimit të grusht shtetit.

Por pavarësisht zotimit të tij, Erdogan nuk ka arritur t’ia jap ‘përgjigjen’ ende njeriut kryesor, që sipas tij ndikoi në tentim grusht shtetin.

Gulen i cili jeton në SHBA qysh nga viti 1999 i ka shpëtuar ekstradimit në Turqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin refuzuar ekstradimin e tij në Turqi, ai vazhdon edhe sot të jetojë atje.

Lidhur me persona që besohen të kenë ndikuar në tentim grusht shtetin e Turqisë, janë edhe nga Kosova. Gjatë ditës së djeshme Agjencia Kosovare e Inteligjencës së bashku me atë turke ka ndërmarrë një aksion ku ka arrestuar gjashtë persona.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, janë gjashtë personat e arrestuar dje nga Policia e Kosovës që nuk dihet ende nëse janë deportuar nga Kosova për në Turqi.

Familjarët e të arrestuarve thonë të mos kenë marrë asnjëherë paralajmërim apo kërkesë për largim nga Kosova. Ata e cilësojnë kidnapim ngjarjen e djeshme.

Lidhur me këtë vendim për t’i arrestimin e tyre nuk e ka marrë përgjegjësinë askush nga liderët kosovarë. Hashim Thaçi president i vendit, Ramush Haradinaj kryeministër dhe Kadri Veseli kryetar i kuvendit, nuk kanë pranuar të kenë pasur lidhje në arrestimin e tyre.

Pavarësisht kësaj, familjarë e personave të arrestuar e konsiderojnë kidnapim arrestimin  e tyre, të cilët thonë se nuk dinë ende asgjë për ta se ku mund të jenë. Mediat në Turqi raportojnë se gjashtë personat kanë mbërritur në Turqi, por që familjarët shprehën të bindur se gulenistët janë ende në Kosova.

Deri më tani Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj dhe Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashit./Insajderi.com