Rezultatet e zgjedhjeve në Malin e Zi

Rezultatet e zgjedhjeve në Malin e Zi

Janë publikuar thuajse rezultatet e plota të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka fituar 34.9% të votave apo 140.000 vota, ndera opozita proserbe “E Ardhmja e Malit të Zi”, ka fituar 133.000 vota apo 32.6%, raporton media malazeze, Vijesti, transmeton Insajderi.

Kjo diferencë kaq e vogël e bën të pamundur që Gjukanoviç ta formojë i vetëm Qeverinë dhe duhet ta bëjë një koalicion.

Lista Shqiptare 1.4% apo 6.000 vota, ndërsa Koalicioni shqiptar ka marrë 1.1% të votave apo 4.500 vota.

Opozita serbe ka festuar mbrëmë për shkak të suksesit të tyre në këto zgjedhje, madje në selinë e tyre qendrore e shpallën sipas tyre, “fundin e mafisë”. /Insajderi.com