Janë numëruar 100% të votave në Kaçanik, përcjell Insajderi.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë 57.95% apo 8.759 të votave.
E dyta është Partia që qeverisë në këtë komunë, me 4.416 vota apo 29.21%.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 6.83% apo 1.033 të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 2.59% apo 393 vota. NISMA Socialdemokrate ka marrë 388 vota apo 2.57%.
Në Hanin e Elezit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 53.06% apo 1950 vota.
E dyta, Partia Demokratike e Kosovës 969 apo 26.37%.
Lidhja Demokratike e Kosovës 6.45% apo 237 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 7.51% apo 276 vota, ndërsa NISMA 197 vota apo 5.36%. /Insajderi.com