Në vendlindjen e kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, Suharekë, ka arritur që të fitojë Lëvizja Vetëvendosje me 37.54% apo 9.557 të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.218 vota apo 20.49%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.26% apo 4.905 vota.
PDK e Enver Hoxhajt me 17.05% apo 4.340 vota.
Ndërsa, NISMA Socialdemokrate 1.067 apo 4.19%.
Edhe në Rahovec kur janë numëruar 100% e votave, e para është Lëvizja Vetëvendosje me 46.49% apo 9.941 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 19.98% apo 4.274 vota.
Partia Demokratike e Kosovës, 15.95% apo 3.411, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e Avdullah Hotit 2.857 vota apo 13.36%.
NISMA Socialdemokrate 202 vota apo 0.90%.
Partia e Limajt edhe në bastionin e saj në Malishevë është rrezikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
NISMA Ka 31.55% apo 6.530 vota, ndërsa VV 6.301 apo 30.40%.
Partia Demokratike e Kosovës 20.61% apo 4.266 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 10.14% apo 2.099 vota.
AAK me Haxhi Shalën ka marrë vetëm 1.245 apo 6.01% vota.
Edhe në Klinë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, kur janë numëruar 95.95% të votave.
Partia Kurtit ka marrë 30.02% apo 4.475 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 23.13 apo 3.448 vota, vetëm dy vota më shumë sesa PDK e cila ka 23.12%.
Lidhja Demokratike e Kosovës 17.11 apo 2.550 vota. Ndërsa NISMA 423 vota apo 2.84%. /Insajderi.com