
Dje në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e gjashta lokale, të cilat në mënyrë të përgjithshme u realizuan në atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha.
Disa nga partitë politike akuzuan për keqpërdorime të mëdha dhe mashtrime zgjedhore, siç janë blerja e votave dhe presionet e ndryshme ndaj votuesve. Ndërsa sipas organizatave joqeveritare të cilat kanë qenë vëzhguese të këtyre zgjedhjeve, në këtë proces zgjedhor ka pasur parregullsi të shumta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB gjatë ditës së djeshme informuan se ka pasur disa arrestime për shkak të përleshjeve fizike, fotografim të fletëvotimeve dhe shkelje tjera të procesit zgjedhor. Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare nga komunat më të mëdha shqiptare:
Komuna e Tetovës:
- Teuta Arifi, BDI = 13246
- Adnan Neziri, ASH =4862
- Goran Manojloski, OBRM-PDUKM = 6456
- Bilall Kasami, Lëvizja Besa = 8755
- Bardhyl Dauti, PDSH = 4564
Komuna e Gostivarit:
- Lenka Jovanoska, PSDM = 208
- Shpat Iseini, Koalicioni ASH = 1556
- Nevzat Bejta, BDI = 12095
- Arben Taravari, ASH = 11600
- Dafina Stojanoska, OBRM-PDUKM = 3543
- Asaf Ademi, Lëvizja Besa = 3104
- Sebajdin Izairi, PDSH = 703
Komuna e Strugës:
- Ramis Merko, BDI = 7916
- Ziadin Sela, ASH= 9289
- Sejad Solakoski, OBRM-PDUKM = 4149
- Lavdrim Elmazi, Lëvizja Besa = 1060
- Mendi Asani, PDSH = 53
- Vasil Ashtalkoski, LSDM = 7140
Komuna e Dibrës:
- Shkëlqim Xhafa, Koalicioni ASH = 328
- Ruzhdi Lata, BDI = 3419
- Arben Agolli, ASH = 2597
- Dragan Kllopçevski, OBRM-PDUKM = 685
- Xhemail Çupi, Lëvizja Besa = 1271
Komuna e Sarajit:
- Blerim Bexhetia, BDI = 7957
- Ekrem Alija, ASH = 3175
- 14.Bashkim Bakiu, Lëvizja Besa = 4578
15.Sefedin Aliu, PDSH = 277
Komuna e Haraçinës:
- Isuf Bislimi, BDI = 1.025
- Isen Ramadani, ASH = 841
- Ali Ismaili, Lëvizja Besa = 272
- Milikije Halimi, LSDM = 3.067
Komuna e Bogovinës:
- Berzah Bejtulahu, BDI = 3817
- Albon Xhemaili, ASH = 3118
- Minur Asani, Lëvizja Besa = 2717
- Elvir Iseni, PDSH = 1102
- Vebi Xhemaili, PPD = 226
Komuna e Tearcës:
- Isen Asani, BDI = 2.952
- Vojo Gogovski, OBRM-PDUKM = 684
- Nevzat Velii, ASH = 1.441
- Amir Elezi, Lëvizja Besa = 2.317
- Ruhan Ilazi, PDSH = 1.452
- Bobi Petrushevski, LSDM = 708
Komuna e Studeniçanit:
- Femi Jonuzi, BDI = 1812
- Mexhit Imeri, ASH = 172
- Rexhep Memeti, Lëvizja Besa = 1968
- Azem Sadiki, PDSH = 2875
- Akija Mustafovski, LSDM = 1332
Komuna e Zhelinës:
- Fatmir Izairi, BDI = 4.009
- Reshat Alii, ASH = 668
- Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa = 3.979
- Sali Ajdini, PDSH = 323.