Rezultatet përfundimtare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut – LSDM’ja i fitoi zgjedhjet, BDI tek shqiptarët

Rezultatet përfundimtare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut – LSDM’ja i fitoi zgjedhjet, BDI tek shqiptarët

Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, AA Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Siç informoi në mbledhjen e  sotme kryetari i KSHZ-ës, Oliver Derkoski, në Njësinë Zgjedhore Një Koalicioni “Mundemi” fitoi tetë deputetë, VMRO-DPMNE shtatë, BDI dy, Aleanca dhe Alternativa dy dhe E Majta një deputet.

Në NJZ-2, VMRO-DPMNE dhe “Mundemi” fituan nga shtatë deputetë, BDI tre, AA/A tre.

Në NJZ3, VMRO-DPMNE fitoi 10 deputetë, “Mundemi” nëntë dhe E Majta një deputet.

1

Кoalicioni MUNDEMI

327,408

35.89%

46

2

VMRO-DPMNE dhe të tjerë

315,344

34.57%

44

3

BDI

104,699

11.48%

15

4

АА / A

81,620

8.95%

12

5

E Majta

37,426

4.1%

2

6

PDSH

13,930

1.53%

1

7

INTEGRА

12,291

1.35%

0

8

GDU

3,555

0.39%

0

9

МОRО

3,245

0.36%

0

10

ZËRI PËR MAQEDONINË

2,802

0.31%

0

11

MAQEDONIA E VETME

2,604

0.29%

0

12

USD

2,585

0.28%

0

13

E JOTE

1,894

0.21%

0

14

DEMOKRATËT

1,558

0.17%

0

15

PP e ROMËVE

1,225

0.13%

0

“Në NJZ4 mandatet i ndanë VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’, përkatësisht nga 10 deputetë.

Në NJZ5 VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’ fituan nga 7 deputetë, BDI 3 dhe AA/A 1 deputet.

Në NJZ6 BDI fitoi 7 deputetë, AA/A 6, ‘Mundemi’ 4, VMRO-DPMNE 2 dhe PDSH 1 deputet”, tha Derkoski.

“Sipas rezultateve përfundimtare të cilat sot i publikoi kryetari i KSHZ-ës, Oliver Derkoski, Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 327.408 vota apo 46 mandate, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota apo 44 mandate, BDI fitoi 104.699 vota apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca/Alternativa fitoi 80.000 vota apo 12 mandate, E Majta – 37.426 vota apo 2 mandate dhe PDSH – 13.930 vota apo 1 mandat”, theksoi Derkoski.

Në NJZ1, Koalicioni LSDM fitoi 54.000 vota, 31,15%, Koalicioni VMRO-DPMNE 50.564 vota – 31,63 %, BDI 19.488 – 12,19%, AA 14.337 – 8,97%, E Majta 12.000- 7,51% dhe PDSH 2.446 apo 1,53% të votave.

“Në NJZ2, Koalicioni LSDM 47.891,31 – 21%, Koalicioni VMRO-DPMNE 47.929 – 31,24%, BDI 22.374 apo 14,58%, AA 20.912 apo 13,63%, E Majta 5.896 apo 3,84% dhe PDSH 2.517 apo 1,64%”, sqaroi Derkoski.

Në NJZ3, Koalicioni LSDM 66.853 vota apo 42,81%, Koalicioni VMRO-DPMNE 71.551 apo 45,82%, BDI 3.331 apo 2,13%, AA 992 apo 0,64%, E Majta 6.939 apo 4,44% dhe PDSH 242 vota.

NJZ4 – Koalicio ni LSDM 77.195 vota apo 46,76%, Koalicioni VMRO-DPMNE 74.478 apo 45%, BDI 293, AA 213 dhe E Majta 6.835 apo 4,14%.

Në NJZ5, Koalicioni LSDM 56.622 vota apo 36,67%, Koalicioni VMRO-DPMNE 55.159 apo 35,72%, BDI 21.745 apo 14,08%, AA 10.716 apo 6,94%, E Majta 4.715 apo 3,05% dhe PDSH 781 vota apo 0,51%.

Në NJZ6 Koalicioni LSDM 24.229 apo 19,67%, Koalicioni VMRO-DPMNE 15.663 apo 12,71%, BDI 37.468 apo 30,41%, AA 34.450 apo 27,96%, E Majta 1.041 apo 0,84 të votave dhe PDSH 9.083 vota.

I pyetur se çfarë ishin pritjet për zgjedhjet, Derkoski theksoi se zgjedhjet në kushte specifike në të cilat u mbajtën, përfunduan mirë.

“Për herë të parë shteti ynë”, siç tha, “u përball me organizim të zgjedhjeve në kushte specifike, në pandemi të Covid-19 dhe për të gjithë ne kjo ishte sfidë”.

Shtoi se “dita e parë, e dytë dhe e tretë e zgjedhjeve kaluan mirë pa vërejtje dhe këtë e konstatoi edhe MPB”.

Nga shkurti e këtej në një periudhë pesë-mujore KSHZ ishte në aktivitete intensive për përgatitje dhe organizim të këtyre zgjedhjeve të cilat përfunduan.

“Mendoj se opinioni do të dakordohet me ne se dita e parë kaloi shkëlqyeshëm në votim, dita e dytë gjithashtu pa vërejtje edhe pse pati numër të shtuar të të paraqiturve për votim në kushte shtëpiake dhe dita e tretë gjithashtu kaloi shkëlqyeshëm në kuptim të organizimit, zbatimit, zhvillimit të votimit, nuk pati kurrfarë vërejtje më serioze nga ana edhe e qytetarëve edhe e të pranishmëve të cilët e vëzhguan procesin dhe ajo që ndodhi në mbrëmje me publikimin e rezultateve, ju jeni dëshmitarë se ishte mjet i sulmit nga jashtë. Në të vërtetë, këtë e tha dje edhe MPB. Kur të përfundojë hetimi atje plotësisht do të informoheni me kohë”, tha Derkoski./Insajderi.com