Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të cilat u mbajtën më 14 shkurt, njofton Insajderi.
Pas numrimit të votave nga jashtë Kosovës, dje është përmbyllur procesi i numërimit të votave, ndërsa sot u njoftua se nga rezultatet përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje del të jetë partia e parë në këto zgjedhje me gjithsej 49.95 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 16.9 për qind të votave dhe e
E treta në garë, siç është bërë e ditur qysh nga dita e parë, është Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 12.64 për qind të votave, ndërsa pas saj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.78 për qind.
Shpalljen e këtyre rezultateve e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, derisa ka bërë të ditur edhe pjesëmarrjen në votime e cila ka qenë 48.78 për qind.
Sa i përket ulëseve të Kuvendit, LVV ka arritur të marrë gjithsej 58 ulëse, PDK 19, LDK 15, Serbska lista 10, AAK tetë ulëse. /Insajderi.com