Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi: DPS-i 35.06%, Për Ardhmërinë e Malit të Zi 32.55% të votave

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi: DPS-i 35.06%, Për Ardhmërinë e Malit të Zi 32.55% të votave

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur dje në këtë shtet, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, në bazë të numrit 100% të votave, Partia Demokratike e Socialistëve (E Gjukanoviqit), ka fituar 35.06 përqind të votave, përkatësisht 143 mijë e 548 vota.

PDS është pasuar nga koalicioni Për Ardhmëri të Malit të Zi e Zdravko Krivokapiqit, ka fituar gjithsej 32.55% apo 133 mijë e 267 vota, raporton gazeta Vijesti e Podgoricës, transmeton Insajderi.

Koalicioni Paqja është Kombi Ynë ka fituar 12. 53 për qind (51.297), E Bardha mbi të Zezën e Dritan Abazoviqit 5.53 (22.649), Socialdemokratët 4.10 (16.769), Partia Boshnjake 3.98 (16.286), SDP-ja – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14 (12.839), Lista Shqiptare 1.58 (6.488) dhe Koalicioni Shqiptar me Një Zë 1.14 për qind (4.675 vota).

Iniciativa Qytetare Kroate ka fituar 0.27 (1.115), kurse Partia Reformiste Kroate 0.13 për qind, përkatësisht 532 vota dhe këto nuk e kanë kaluar censusin.

Në këto zgjedhje të 30 gushtit kanë votuar 76.65 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 413.954 votues, nga të cilët 409.451 fletëvotime të vlefshme. /Insajderi.com