Rezultatet preliminare: Vetëvendosje fiton në Podujevë

Rezultatet preliminare: Vetëvendosje fiton në Podujevë

Me 51.64% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në zgjedhjet e sotme komunale në komunën e Podujevës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga rezultatte që ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhje, ku thuhet se Shpejtim Bulliqi i VV-së ka fituar shumicën e votave në këto zgjedhje.

Bulliqi la pas vetes në garë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, i cili arriti të fitojë 35.97% të votave.

I fundit në këto zgjedhje ku morën pjesë vetëm tri parti, u rendit Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës, me gjithsej 12.40% të votave të arritura. /Insajderi.com