Rezultatet zgjedhore në shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Rezultatet zgjedhore në shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë shtatë qendrat e mëdha të Kosovës, përcjell Insajderi.

Fitore bindëse ka arritur në Prishtinë, kur janë numëruar 99.76% të votave. Lëvizja Vetëvendosje është e para me 64.13% apo 62.289 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.15% apo 16.654 vota. Partia Demokratike e Kosovës me 11.99% apo 11.643 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.49% apo 3.393 vota dhe NISMA Socialdemokrate 1.35 apo 1.313 vota.

Në Prizren kur janë numëruar 92.36% të votave, prinë Lëvizja Vetëvendosje e cila e qeverisë këtë qytet.

VV ka 45.89% apo 27.680 vota, Partia Demokratike e Kosovës 16.22% apo 9.781 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 9.74 apo 5.877 vota. NISMA Socialdemokrate 4.12% apo 2.486 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.60 apo 1.569 vota.

Në Gjakovë janë numëruar 98.47% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje është e para me 53.83% apo 20.816 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dyta me 24.68% apo 9.543 të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës me 8.61% apo 3.329 vota. Partia Demokratike e Kosovës 7.13 apo 2.757 të votave dhe NISMA Socialdemokrate 1.24% me vetëm 481 vota.

Në Komunën e Pejës janë numëruar 100% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49.14% apo 21.067 të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 18.83% apo 8.075 të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e treta me 15.22% apo 6.525 të votave. Partia Demokratike e Kosovës me 9.23% apo 3.957 të votave dhe NISMA Socialdemokrate me 0.46% apo 196 vota.

Në Ferizaj janë numërua 100% të votave.

Aty bindshëm po prinë Lëvizja Vetëvendosje me 60.59% apo 31.516 të votave. Partia Demokratike e Kosovës me 21.99% apo 11.439 të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.14% apo 4.753 të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.20% apo 1.664 të votave dhe NISMA Socialdemokrate 1.52% apo 790 vota.

Edhe në Gjilan Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse kur janë numëruar 99.22% të votave.

Aty ka kapur shifrën 63.21% apo 28.302 të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 16.04% apo 7.183 të votave. Partia Demokratike e Kosovës 12.23% apo 5.476 të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.97% apo 1.330 të votave dhe NISMA Socialdemokrate 1.15% apo 516 vota.

Në Mitrovicë janë numëruar 100% të votave.

Rezultat të thellë ka marrë subjekti politik i Albin Kurtit, 63.04% apo 19.835 vota. Partia Demokratike e Kosovës 25.41% apo 7.995 të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës 6.36% apo 2.002 të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1.49% apo 468 vota. NISMA Socialdemokrate 0.99% apo 311 vota. /Insajderi.com