Riad Rashiti: Autostradën e Gjilanit e ka filluar Hashim Thaçi

Riad Rashiti: Autostradën e Gjilanit e ka filluar Hashim Thaçi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka hedhur akuza ndaj qeverisjes lokale të LDK-së në komunën e Gjilanit.

Ai ka thënë se qeverisja e Lutfi Hazirit e ka ndërpreë ndërtimin e zonës ekonomike.

“Zona ekonomike ka pasur të ndërtohet në Gjilan. Qeverisja atje e ka stpuar dhe ndërpreë atë” tha ai.

Tutje ai shtoi se projekti i autostradës së Gjilanit nuk ka filluar të ideohet nga qeverisja Mustafa.

“Autostrada është projekt nga qeverisja e Hashim Thaçit” tha ai, gjë që ngjalli reagime nga kandidatët e partive tjera të cilët e mohuan.

Sa i përket projektit të lumit Mirusha, ai tha se “qeverisja në Gjulan nuk ka pasur guxim ta fillojë projektin e këtij lumi”.

Rashiti gjithashtu shtoi se gjatë qeverisjes së PDK-së ka pasur investime të mëdha kapitale në këtë komunë.

“Investimet më të mëdha kapitale në Gjilan janë gjatë viteve 2007-2013. Investimet në arsim në shkolla. Shkolla e bujqësisë të cilën LDK’ja e ka falimentuar dhe mbyll. Me ardhjen në pushtet në nivelin lokal e kanë mbyll këtë shkollë.

Riad Rashiti në zgjedhjet e 6 tetorit garon me numrin 102.