Një sondazh i realizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit tregon se 30 për qind e kosovarëve e pranojnë ndryshimin kufitar me Serbinë, nëse kjo nënkupton marrëveshje përfundimtare.
Nëse me korrigjimin e kufijve arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, atëherë 30 për qind e kosovarëve do të pajtoheshin që ri-vijëzimi i linjës kufitare të ndodhë.
Kështu të paktën del nga sondazhi i Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit – RIDEA, njofton Insajderi.
Edhe profesori ndërkombëtar që ishte aranzhuar në këtë hulumtim, Anthony Heath, tha se skenari i korrigjimit të kufijve për njohje nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB po rrit përkrahjen qytetare./Insajderi.com