Ridvan Berisha suspendohet nga RTK

Ridvan Berisha suspendohet nga RTK

Ridvan Berisha, ka deklaruar se është suspenduar nga pozita e kryeredaktorit në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai këtë e ka lidhur me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet, njofton Insajderi.

“Albin Kurti, një punë sapo të mbaruan oportunet e konformistet, drejtues në RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Hedhi akuza të rënda ndaj personave të cilët beson se e suspenduan, thotë se “do ta marrin shpërblimin” nga ata “që i porositën”.

“Turp ju qoftë more të padinjitetshëm”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se ka vite që organizohen fushata linçuese kundër tij.

“Në ekran s’do të jem për sa kohë që Komisioni disiplinor ta trajtojë çështjen e persekutimit”.

Ditë më parë në emisionin debutues në RTK, Berisha kishte deklaruar se “nuk do ta ftojë Kurtin në debat, pasi stafi i kryeministrit e di numrin e tij”. /Insajderi.com

 

Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen…

Posted by Ridvan Berisha on Monday, 29 March 2021