
Protestuesit “Për Maqedoni të Përbashkët” u janë kthyer sot protestave pas incidentit të ndodhur ditën e enjte në Kuvend. Ata janë nisur nga Qeveria rreth orës 17.30 dhe në këto momente po i drejtohen Kuvendit.
Më shumë sesa thirrjet “Për Maqedoni të Përbashkët” dëgjohet slogani “zgjedhje të reja”. Numri i tyre rezulton relativisht i vogël në krahasim me një javë më parë, njofton Alsat M
Më 27 prill, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit e mbledhur jashtë objektit u futën brenda në objekt, ku sulmuar dhjetëra deputetë dhe gazetarë.
Mediat në Maqedoni kanë raportuar ditëve të fundit se protestuesit janë ndihmuar të hyjnë brenda nga deputetë të ish-partisë në pushtet, që nuk po pranon mazhorancën e re të krijuar pas zgjedhjeve.