Rikthehen fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Rikthehen fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit ka dalë nga funksioni si pasojë e depërtimit të ujit në këtë pajisje, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi ASHNA-ja ka bërë të ditur se pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

“Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar”, thuhet në njoftim./Insajderi.com