![Rikthehen kolonat në Merdare – Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/KOLONA-KUFITARE.jpg)
Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, është rritur duke shtuar edhe kolonat e automjeteve në pikëkalimet kufitare.
Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitarë, pritjet më të gjata janë në Merdare.
Në këtë pikë pritja është prej 20 deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ndërsa në kufirin Dheu i Bardhë, pritja rezulton të jetë më pak, nga 5 deri në 10 minuta.
Në pikat kufitaret Muçibabë, Multivodë, Jarinje pritja është nga 3 deri në 5 minuta.