
Bashkatdhetarët të cilët po vijnë për t`i kaluar disa ditë pushim, po u duhet të presin deri në 4 orë në kufirin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë.
Bashkatdhetari Amir Halili thotë se ka vetëm tre ditë pushim por një i shkoi duke pritur ne Merdar,ngjashëm deklaruan dhe bashkatdhetarët e tjerë.
Zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Daut Hoxha i tha RTK-së përmes postes elektronike se ne piken e kontrollit kufitar ne Merdare ,qarkullimi i njerëzve dhe mallrave po zhvillohet normalisht, përveç se si rezultat i fluksit te madh te automjeteve ne hyrje te Republikës se Kosovës nga Serbia janë regjistruar kolona dhe ka pritje me te gjata ne intervale rreth 2.5 orë varësisht nga fluksi.
Hoxha tha se në dalje të RKS-së për ne Serbi ne ketë pikë (Merdar) pritjet janë rreth gjysmë ore.
RIKTHEHEN KOLONAT NË MERDARE
Posted by RTK on Saturday, 28 October 2017