Rikthehet COVID-19 në Podujevë, i infektuari personel shëndetësorë

Rikthehet COVID-19 në Podujevë, i infektuari personel shëndetësorë

Në fshatin Pollatë të Komunës së Podujevës është paraqitur një rast i ri me coronavirus.

Epidemiologia Bedrie Rama thotë se personi i infektuar jeton në Prishtinë por ka edhe një ordinancë në Podujevë, përcjell Telegrafi.

Rama thotë se në Podujevë nga 28 marsi nuk ka pasur asnjë rast të ri me coronavirus dhe dyshojnë se personi në fjalë mund të jetë infektuar në Prishtinë.

”Kam biseduar edhe me punëtorin shëndetësorë për të verifikuar situatën, edhe ai ka pranuar se ka pasur kontakte me pacienten e Gjakovës që tashmë ka rezultuar pozitive me COVID-19”.