Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në punës pas pushimeve verore.
Në agjendën e sotme është paraparë vazhdimi i seancës plenare, njofton Insajderi.
Për këtë do të diskutohen e hidhen në votim pikat e mbetura nga muaji korrik e gusht.
Si më e rëndësishme për agjendën e Kuvendit në ditën seancën e sotme do të jetë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të hidhet përsëri në votim.
Seanca është paralajmëruar të fillojë nga ora 10:00. /Insajderi.com