Nga sot është rikthye linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ora 07:00, e mëngjesit shënoi nisjen e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, derisa kthimi i fundit do të realizohet në orën 20:00, njofton Insajderi.
Bartja e maskave, si dhe distanca sociale, janë ndër masat që duhet t’i respektojnë udhëtarët.
Kështu ka bërë të ditur, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj, i cili thotë për KosovaPress, se kjo linjë do të realizohet me një orar më të reduktuar, për shkak të pandemisë.
“Siç dihet ndërprerja ka ndodhur si rezultat i përhapjes së pandemisë, me ç ‘rast u ndërprenë edhe fluturimet atëherë, edhe ne e kemi ndërprerë qarkullimin në këtë linjë. Tani e filluam me një orar më të reduktuar sepse edhe për një kohë për shkak të pandemisë, përdorimi i autobusëve do të jetë më i vogël”, thotë Rexhepaj./Insajderi.com