Rikthehet moti i ftohtë në Kosovë

Rikthehet moti i ftohtë në Kosovë

Moti në ditët e ardhme në Kosovë pritet të jetë më i ftohtë.

Sipas Prishtina Weather, të shtunën në mëngjes moti do të jetë më shi dhe borë.  Ndërsa, nga e diela me kthjellime. Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë-herë edhe me bore, njofton Insajderi.

“Kalimi i një fronti të ftohtë sonte gjatë natës, sjell shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore.  Me kalimin e këtij fronti mbi vend depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin ndjeshëm temperaturat në fundjavës, sidomos të dielën në mëngjes”, thuhet në njoftim.

Sipas PW-së, nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë.  Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vranësirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, e nuk do të mungojnë edhe të reshurat e shiut

Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare.  Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë.  Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore.  Në vise malore borë.  Deri në mesdite reshjet pushojnë.  Në mbrëmje më ftohtë.

7.03 – Kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell.  Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vranësira.  Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu.  Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.  Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë.  Në vise malore borë.

Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje.  Më pas me tendencë të rënies.  Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë.  Nga e diela drejtimesh të ndryshme 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës./Insajderi.com

May be an image of text that says 'Sht, 6.03 Die, 7.03 Hen, 8.03 Mar, 9.03 2° Mer, 10.03 °-5° 15 11°-3° 7°0° Era: 7-15m/s Shtypja: 1030mb Lageshtia: 49% UV: 5°2° 2 Era: 1-3m/s Shtypja: 1024mb Lageshtia: 34% UV: 3 Era: 1-4m/s Shtypja: 101 6mb Lageshtia: 45% UV: 3 AQI: 10/20 Era: 2-5m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: % UV: AQI: 15/25 Era: -8m/s Shtypja: 1024mb Lageshtia: 46% UV: AQI: 20/35 Parashikimi mẽ: 5.03.2021 5.03. Prishtina Weather'