Rikthehet transporti me mushk, drogë drejt Malit të Zi

Rikthehet transporti me mushk, drogë drejt Malit të Zi

Një sasi prej 33 kg marjuanë është bllokuar nga policia malazeze. Lënda narkotike po transportohej me një mushkë, ndërsa personi ka arritur të largohet përpara se të arrestohet nga policia.

Sipas raportimit, trafikanti ka hedhur drogën dhe është futur në territorin shqiptar, sapo ka parë policinë.

Mediat malazeze shkruajnë se lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga një shqiptar me anë të një mushke.

Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.