
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, njofton Insajderi.
Miratimi i kësaj kërkese është bërë gjatë mbledhjes së sotme që është duke u mbajtur nga ora 10:00.
Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, ka njoftuar para deputetëve se në vitin 2023 do të bëhet rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Zyrtarët e Trustit që raportuan para këtij komisioni kanë thënë se është duke u diskutuar akoma rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve. /Insajderi.com